Ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë.

“Po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri. Futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi i rendit te krimi. Tani po synohet edhe futja e të tjerëve në mënyrë që krimi të saldohet. Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik për shkelmimin e të drejtave të opozitës në Parlament. Koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjitha aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj”, theksoi ai.