Një film i zhanerit aksion- komedi po realizohet në Shqipëri.

Bëhet fjalë për filmin shqiptaro- gjerman, të aktorit me famë ndërkombëtare Blerim Destanit, ku si aktor kryesor do të jetë reperi i njohur Noizy.

Të dy personazhet do të kenë rolin e dedektivëve në këtë prodhim.

Filmi do të titullohet “Trouble Shouters” dhe pritet të dalë së shpejti.

Xhirimet po zhvillohen në Tiranë, por edhe në Gjermani.

Pjesë e filmit do të jetë edhe reperja, Loredana Zefi siç do të jenë dy shokët e ngushtë Noizy dhe Blerimi, të cilët do të interpretojnë rolin e dy dedektivëve.

Pjesë e kastit do të jenë edhe aktorë të njohur shqiptarë, si Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, Romir Zalla, Tristan Halilaj, James Biberi, etj.

Një tjetër emër që do të jetë pjesë e kastit është edhe gazetari Blendi Fevziu.

Ajo që kemi arritur të dimë deri tani janë sekuenca të shkurtra që vetë Noizy na ka zbuluar nga shesh xhirimi, si dhe skena të zbuluara nga Living, në rrugët e kryeqytetit, konkretisht te Pazari i Ri.