Pas konfliktit mes të konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova, Blerando-Meti, për këtë të fundit në shtëpi ka arritur një zarf i zi.

Zarfin e ka lexuar Santiana, ndërsa brenda tij u shpall vendimi  i “Vëllait të Madh” për ta përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, shkruhej në zarf.