Në emisionin me “Zemër të Hapur” ka folur vëllai i 30-vjeçares nga Pogradeci, e cila pak ditë më parë lindi dhe braktisi foshnjën në një bodrum pallati në Tiranë.

I riu thotë se nuk e ka ditur për shtatzëninë pavarësisht dyshimeve dhe se djalin e ka pasur shok.

Unë jam jashtë për momentin dhe nuk u futa dot dje. Unë nuk e kam marrë vesh nga familjarët e mi dhe e mora vesh në internet. Mora në telefon motrën por nuk ma hapën. Mora nusen dhe më thanë kanë ardhur dy-tre policë civilë. Unë kam dyshuar shumë dhe nuk kam mundur t’i them motrës. Kam kap mamin dhe i kam thënë pyete motrën se ka një çikë ndryshime.

Ajo ka thënë atë punë kini ju. Ajo ka pasur frikë. I kam pasur pikë të dobët. Para një viti e kam ditur që është lidhur me një person. Nuk ma thanë por i kuptova një cikë gjërat. Pastaj, e kapa mat dhe fola me djalin në fjalë. Kemi qenë shokë. Janë lidhur më përpara dhe pastaj ka marrë numrin tim dhe kemi folur në telefon. Kemi qenë në kafe dhe këtë gjë që ma ka bërë prapa shpine, duke e alkoolizuar motrën dhe ka bërë ato gjëra, unë nuk ia kam falur. Ka një vit dhe nuk më ka treguar asgjë”, tha ai.