Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet në vigjilje të Krishtlindjev. 

Partizani, kampion i Shqipërisë dhe Egnatia, fituese e Kupës do të diskutojnë trofeun e tretë në vend më 20 dhjetor në stadiumin ‘Air Albania’, duke nisur nga ora 19:00.

Inline image

Ndërkaq, Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar edhe datat se kur do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për turin 1/16 të këtij kompeticioni.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më 6 dhjetor në ora 13:00 dhe ekipet fituese do të kalojnë në fazën tjetër të garës.

Më poshtë edhe kalendari me ndeshjet e vlefshme për turin e 1/16 të Kupës së Shqipërisë:

Inline image