Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal ndaj zyrtarëve të AKSHI-t.

Hetimet janë nisur nga Struktura Anti-korrupsion për një tender që dyshohet se ështe dhënë në mënyrë abuzive nga ky inistitucion për shpenzimin e reklamimit në e-albania.

Mësohet se tenderin për të cilin SPAK po kryen hetime, kap vlerën e rreth 1.7 milion eurove. Tenderi i është dhënë kompanisë SPOT COMUNICATION.

Lidhur me procedurat e tenderit SPAK po kryen verifikime, duke filluar veprime konkrete, ku janë derguar edhe disa fletëthirrje ndaj drejtoresh, e zyrtarëve të AKSH, por edhe të anëtarëve te KVO, qe kanë firmosur procedurën e tenderit. Hetimet po kryen për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje te barazisë në tendera”.