Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për Dritan Rexhepin, i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës.
Mësohet se shkak për shtyrjen e saj, është bërë njoftimi i Rexhepit në burgun në Turqi. SPAK kërkon ta njoftojë për nisjen e procesit në Shqipëri.
Për sa kohë ai është i arrestuar procesi nuk mund të vijojë pa njoftimin zyrtar të Rexhepit mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri.
Kujtojmë se për këtë ngjarje është dënuar me burg për jetë, Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit “Golden Resort” ku u mbajt peng Jan Prenga, si dhe me tre vite burg menaxheri i resortit, Olsi Turja.