Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Prej disa kohësh Ronela ka lajmëruar se disa prej projekteve muzikore janë gati dhe albumi i saj thuajse ka përfunduar dhe duket se do të publikohet shumë shpejt. Këtë e kemi kuptuar edhe pak më parë, ku si në çdo klip Ronela mundohet të sjellë risi edhe në ‘look-un’ e saj,  këtë herë ka arritur të marrë shumë vëmendjen.

Me flokët e shkurtra dhe ngjyrë gri, me një veshje shumë sportive dhe me një armë në brez, këngëtarja ka habitur ndjekësi. “JETA KRIMINALE” është kënga e parë që do të publikohet nga albumi “Bardh e zi” në fund të nëntorit.