Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj komentoi zhvillimet e fundit politike në spektrin e djathtë theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë, e cila të mund të përballet me Ramën, por që në krye të mos jetë Berisha, ndërkohë që Lulzim Bashën nuk e merr fare në konsideratë.

Xhaferaj theksoi në A2CNN se ndryshe nga viti 2025 kur PD erdhi në pushtet në një kohë kur interesat e Berishës konvergonin me ato të opozitës së kohës, tani vërehet se interesat e tij nuk janë të njëjta me ato të opozitës dhe të vendit.

Gjithmonë në politike do ishte mirë që interesat personale të konvergonin me interesat e vendit, por këtu shoh një contrast të madh. Për shembull në vitin 2005 interesat personale të z.Berisha konvergonin me interesat e opozitës dhe kjo çoi në fitoren e zgjedhjeve të atëhershme, por tani nuk konvergojnë. Kemi kaluar disa teste zgjedhore dhe është provuar se z.Berisha është i nevojshëm në opozitë, por nuk është i mjaftueshëm”, tha Xhaferaj.

Në lidhje me Kuvendin e PD-së më datë 2 dhjetor. Xhaferaj tha se Berisha nuk ka nevojë të rikonfirmojë veten para demokratëve pasi dy zgjedhjet e fundit e kanë treguar këtë, që ai ka një rol të rendësishëm në opozitë, por votat që mbledh ajo pjesë e PD-së janë të pamjaftueshme për të përmbysur Ramën.

z.Berisha nuk ka nevojë të konfirmohet mes demokratëve pasi ka treguar që ka shumicën, por numri i votave që gjeneron është i pamjaftueshëm. E thash më herët, ai është figurë e nevojshme për opozitën por e pamjaftueshme. Në kushtet që jemi, Berisha duhet të bëjë një hap pas në mënyrë që opozita të kthehet në një alternativë qeverisëse për vendin. Ky vend e ka të domosdoshme opozitën dhe një opozitë me në krye Berishën nuk ia del dot, prandaj duhet të bëjë një hap pas”, tha Xhaferaj.

Xhaferaj vlerësoi punën e SPAK-ut dhe përpjekjet e prokurorëe për të rikthyer besimin e shqiptarëve të drejtësia, por shprehu rezervat e tij në lidhje me arrestimin e Jamarbër Malltezit, për të cilin tha se nuk është profili i politikanit që kërkon të abuzojë me ligjin pavarësisht se e ka patur vjehrrin kryeministër për tetë vite.