Mesfushori i Manchester City-t, Rodri, ka argumentuar se Erling Haaland duhet të merrte Topin e Artë në vend të Leo Messit.
Në fakt para ceremonisë, futbollisti spanjoll tha se Messi e meriton trofeun prestigjoz individual për atë që arriti me argjentinë.
Megjithatë së fundi Rodri deklaroi se sezoni i rregullt zgjat më shumë dhe se Haaland duhet të ishte fitues.
“Kupa e Botës është një organizim shumë i rëndësishëm, por zgjat vetëm 1 muaj. Sezoni i rregullt vazhdon për 7-8 muaj. Njeriu që theu të gjitha rekordet e golave dhe fitoi çdo kupë në sezonin e tij të parë është Haaland dhe duhet të kishte marrë Topin e Artë. Nuk mund ta ndaj dot unë se kush duhej ta fitonte, por ai është shoku im i skuadrës dhe do të kisha dashur që të kishte fituar”, tha Rodri.
Përsa i përket vendosjes në vendin e 5-të, futbollisti 27-vjeçar u shpreh:
“Jam shumë krenar. Ishte një shpërblim për këtë vit të mrekullueshëm. Këmbët e mia janë fort në tokë. E di që mund ta arrij këtë nivel. Është e vështirë që një mesfushor të konkurrojë me sulmuesit më të mirët”.





