Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur rezerva në lidhje me buxhetin e vitit 2024. Në një konferencë për mediat Meta theksoi se ky buxhet do t’i japë goditje profesioneve të lira me rritjen e Tatimit mbi të Ardhurat. Po ashtu ai theksoi se alarmante është rritja e çmimeve.

“Paketa e re fiskale do të ketë efekte negative, dhe tatim të të ardhurave deri ne 23 përqind për profesionet e lira. Ky buxhet ul shpenzimet sociale dhe nuk ka rritje për pagesat e papunësisë apo të pensioneve. Shpenzimet për financimin e PPP-ve do të rriten me 136 mln euro, ndërkohë që shumica e tyre janë në hetim. Dua të nënvizojë rrezikun e rritjes së çmimeve të ushqimeve. Rritja dyshifrorë e frutave dhe perimeve, janë pjesë e shqetësimeve të konsumatorëve.”, tha Meta.