Shqipëria arriti të kualifikohet në Euro 2024, për herë të dytë në historinë e vendit, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në Stadionul Zimbru (Chişinău), takim ky i vlefshëm për grupin E.
Këtë fitore hitorike e ka përshëndetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një reagim në rrjetet sociale, Kurti shkruan se kombëtar shkon për herë të dytë në europian.
“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, shkruan Kurti.