Si pasojë e depërtimit të një mase të ftohtë ajrore nga poli i veriut territori shqiptar do të dominohet nga vranësira dhe shira si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

Parashikohet që herë pas here shirat të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Orët e vona të pasdites do të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve, por mbetet problematik parametri i erës duke bërë që në momente të veçanta të arrijë mbi 75 km/h.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e ulëta deri në 19°C më e larta në rang vendi.

Era do të fryjë e forte me shpejtësi 70 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim kryesisht, veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.