Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në qarkun e Korçës në lartësinë mbi 1300 m.

Mësohet se Pika turistike e Dardhës është zbardhur nga reshjet e dëborës.

Prej mëngjesit ka nisur puna për pastrimin e rrugëve dhe nuk raportohen probleme.

Në qarkun e Korçës temperaturat miminale shënojnë 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimale 11 gradë.