Seanca e sotme plenare u zhvillua mes kaosit. Prej disa javësh, deputetët e opozitës kanë vijuar me atë që ata e konsiderojnë protestë për të drejtat kushtetuese duke mos lejuar zhvillimin normal të Kuvendit.
I pranishëm në seancë sot ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka votuar pro për të gjitha projektligjet që ishin në rend dite, më i rëndësishmi ndër to ai për buxhetin për vitin 2024.
Menjëherë pas mbylljes së seancës, që zgjati vetëm 5 minuta, Rama është larguar. Ai fillimisht ka përdorur përshëndetjen ushtarake edhe më pas “OK” ndaj deputetëve të opozitës.