Në një prononcim për mediat, në përfundim të seancës plenare të ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët nëse PS ka përjashtuar nga grupi i saj parlamentar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn, i cili është shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve.

Ai u shpreh se nuk e kanë përjashtuar sepse sipas tij nuk ka arsye. Çuçi theksoi se Ahmetaj ka punë me drejtësinë.

“Nuk e kemi përjashtuar Arben Ahmetaj. Nuk kemi marrë vendim, nuk ka arsye. Çfarë arsye ka ai, ka punë me drejtësinë. Problem është që nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezent”- tha Çuçi në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit.