GJKKO miratoi sot masën “detyrim paraqitje” për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, sa i takon koncesionit të sterilizimit. Ditën e shtunë SPAK njoftoi se kishte caktuar masën e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim për të dalë jashtë vendit ndaj ish-ministrit Beqja.
Ndaj Beqajt rëndojnë tre akuza: “Shpërdorim detyre”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.
Beqaj duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, çdo ditë të premte, ora 15.30.
Rikujtojmë se në pranga për “Sterilizimin” kanë rënë biznesmeni, Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncesionin dhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.