Avokati i Sali Berishës ka folur për mediat, pasi ka dalë nga Apeli i GJKKO, ku po shqyrtohej ankimimi i bërë ndaj vendimit të ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Gjokutaj u shpreh se në seancë ishte i pranishëm edhe dhëndri i ish-kryeministrit, i cili sqaroi në detaje procedurat e privatizimi.
Sipas avokatit masat e sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nuk qëndrojnë, ndërsa të gjithë procesin e konsideroi si farse.
“Seanca u shty për nesër në orën 11:00 për shpalljen e vendimit. Të gjitha kërkesat në shkallë të parë i kemi rikërkuar në Gjykatën e Apelit për t’i konstatuar dhe për ta rivendosur këtë proces kknë shinat ligjore. Z. Malltezi shpjegoi gjithë procedurën e privatizimit dhe përfitimit të pronës dhe gjithë atë normalitet që asaj procedure që është e habitshme se si mund të ngrihet në nivelin e një procesi penal. Procesi i njohjes dhe i kontestimit janë dy gjera krejt të ndryshme.”, tha në prononcimin e tij për gazetarët avokati Genc Gjokutaj.