Mbrëmjen e sotme policia ka vënë në pranga 11 persona, mes tyre ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, si dhe djali i tij.

Burime konfirmojnë se arrestimi i tyre është bërë nga krimi ekonomik.

Ndërkohë bëhet me dije se ata akuzohen për pastrim parash dhe përkrahjen e autorit të krimit në një ngjarje kriminale.