Sot Gjykata e Posaçme Apelit vendosi të ndryshojë masën e Jamarbër Malltezit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak”, sa i takon akuzave që lidhen me dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha u la në fuqi masa e “detyrim paraqitje”. Pikërisht për këtë foli kryedemokrati në konferencën e tij me gazetarët.

Ai theksoi se ka një audio-regjistrim të gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, e cila sipas tij ka thënë në sallën e gjyqit se “korrupsioni mund të konsumohet duke respektuar ligjin”.

“Them se nuk ka asnjë risi në vendime të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë të sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë ekzekutivi nga Edi Rama. Dua t’u informoj ju se dje në sallën e gjyqit famozja Irena Gjoka ka deklaruar sa vijon: Sipas saj, korrupsioni konsumohet dhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard më amoral sesa ky. Është e regjistruar, unë do ua sjell këtu. Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është, njeri që nuk njeh normë, ligj e as moral përmes lidhjeve të saj obskure me një kriminel me kravatë që quhet Taulant Balla. Ju garantoj se një deklaratë të tillë nuk e gjeni as në gjyqet e diktaturave, për Millonain e lidhjeve me Ballën, konsumohet korrupsioni duke respektuar ligjin. A ka deklaratë më perverse, më të turpshme e më kriminale se kjo? Nuk kisha dëgjuar kurrë! Nëse ka një garanci transparenca, garantimi apo mbrojtje, është zbatimi i ligjit.”

Berisha nuk i kurseu as këtë herë akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla, kryeministrit Edi Rama dhe prokurorit të SPAK Arben Kraja.

“Kurse ajo që ka kaluar në fushën e Taulantit ajo shumëzon me zero ligjin. Ajo e ka shqipëruar dje dhe është në audio në Gjykatën e Apelit, por atë e ka shkruar Edi Rama me larot e tij, ish-oficerin e sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja. Mendon se do zgjasë duke u përdorur si zagar i tij. E kuptoni ju këtë? Këtë që ka shprehur Millonai me lidhje obskure me një kriminel të implikuar në vrasje, e shpreh në sallën e gjyqit me guxim. Këtë mund ta bëjnë vetëm këta, Edi Rama që shërbehet nga një gjykatëse.”

Ai rikthesoi qëndrimin e tij ndaj gjyqtares, të cilën thotë se e ka shkarkuar vetë nga detyra në vitin 1996 e rrjedhimisht është antiligjore që ajo të jetë në një pozicion të tillë.

“Ajo që fshihet prapa emrit të burrit. U gjet dhe data, dhe se ajo është ndëshkuar nga Këshilli i Sigurimit, e paraqita të Shtunën shkresën. Ministria e Drejtësisë e ka pranuar se ndaj saj është marrë masë disiplinore shkarkimi në 1996. Është e paimagjinueshme! Unë jam Gjoka i ka thënë ministrisë së Drejtësisë. Kjo ndodh në shtetin e dordolecit, ky është procesi.”