Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka lajmëruar se është thirrur kabineti i luftës për një takim këtë mbrëmje “në dritën e zhvillimeve në lidhje me lirimin e të rrëmbyerve”.
Pas mbledhjes së kabinetit në orën 18:00 me orën lokale, Netanyahu do të zhvillojë gjithashtu takime me këshillin e tij të sigurisë dhe kabinetin e tij qeveritar këtë mbrëmje.
Pak kohë më parë, Netanyahu tha se shpresonte për “lajme të mira” për një marrëveshje të mundshme me Hamasin për lirimin e disa pengjeve.
Që çdo marrëveshje të realizohet, ajo duhet të miratohet nga tre grupet me të cilat Netanyahu ka vendosur takime sonte.
Çfarë dimë për marrëveshjen e mundshme?
Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh më herët tha se grupi i tij ishte afër arritjes së marrëveshjes për atë që ai e quajti një “marrëveshje armëpushimi”, pas më shumë se gjashtë javë luftimesh.
Pak më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se po bëhet përparim në lidhje me çështjen e kthimit të pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor.
Marrëveshja mund të parashikojë lirimin e disa prej pengjeve të marra nga Izraeli në Gaza në këmbim të pauzave në luftime dhe lirimin e të burgosurve palestinezë
Sipas Reuters, marrëveshja e mundshme – e ndërmjetësuar nga Katari – parashikon lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Hamasi, si dhe të grave dhe të miturve palestinezë të mbajtur në paraburgim izraelit.