Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ambasada britanike shkruan se parlamenti duhet të funksionojë e po ashtu dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.
Ndër të tjera ambasada i bën thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij në interest të qytetarëve.
“Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.”-shkruan Ambasada Britanike në Tiranë.