Redaktori Zak Garner-Purkis i tabloidit britanik “Daily Express” ka zhvilluar një reportazh pas një udhëtimi në Shqipëri.

Me pyetjen “Pse jeta në Mbretërinë e Bashkuar është kaq tërheqëse për kaq shumë njerëz”, ai ka ndërmarrë këtë udhëtim lidhur dhe me justifikimin e jetesës së shtrenjtë të shqiptarëve në Angli ose atyre që kanë qen atje dhe janë kthyer.

Pas bisedave me shqiptarët në zona të ndryshme të vendit ai ka reflektuar habinë sesi 20 vjeçarë me makina të shtrenjta dhe të veshur mirë arrinin të justifikonin jetesën e shtrenjtë.

Zak rrëfen për jetën e luksit që bëjnë shqiptarët në Shqipëri kur kthehen nga Anglia, makinat e shtrenjta dhe sesa e zakonshme është për ta “shtëpia e barit”. Por mbi të gjitha, dëshirën e adoleshentëve për të braktisur shkollën dhe për të shkuar në Angli.

Shkrimi i plotë:

Teksa Mercedesi i errët me targa britanike ecën në rrugë, në timon shihet një burrë rreth të njëzetave.

Ende i parruar mirë dhe puçrra në mjekër, ai përkulet dhe nxjerr një cigare nga dritarja. “Këtë e bleva duke punuar disa muaj në Londër,” na thotë ai duke shtuar, me një buzëqeshje në fytyrën e tij, “Isha në ‘ndërtim’.”

Të gjithë e dinim se kjo nuk ishte e vërteta. Pavarësisht se sa e vështirë është për ndërtuesit e Britanisë për punëtorë, nuk kishte mundësi që ky burrë i dobët me tuta stilisti të fitonte mjaftueshëm për të blerë një Mercedez të nivelit të lartë nga një periudhë e shkurtër në një jelek hi-vis. Ai e mori atë nga puna në një fermë kanabisi.

Shoferi i Mercedezit ishte një nga shumë “djemtë londinez” që pamë gjatë udhëtimit tonë në Shqipëri këtë muaj. Nga malet e veriut deri në rrugët e frekuentuara të Tiranës, shfaqjet e tyre të pasurisë ishin kudo. Pothuajse sa herë që flisnim me një person me të afërm në Britani, fermat e kanabisit përmendeshin, ose për faktin që donin të bënin të qartë se të dashurit e tyre nuk po punonin në to ose thjesht për të deklaruar se po punonin. “Gjysma e të afërmve të mi punojnë në ndërtim dhe gjysma tjetër në shtëpi droge,” na tha një adoleshent në një shkëmbim tipik. Ishte befasuese se sa e zakonshme ishte.

Duam apo jo, Britania ka qenë prej vitesh konsumatori më i madh i drogës në Evropë. Tregu ynë i madh dhe fitimprurës është një magnet për tregtarët e drogës nga e gjithë bota, kështu që nuk është çudi që bandat shqiptare, të cilat tashmë kanë marrë përsipër tregtinë e kokainës, të fokusohen në MB.

Por ishte ende tronditëse se si ishte bërë një aktivitet i zakonshëm që dikur konsiderohej krejtësisht tabu nga njerëzit në vendin e ish-bllokut komunist.

Të rinjtë po braktisin diplomat universitare për të kapërcyer Kanalin dhe për të rrezikuar vdekjen në prodhimin e drogës, ndërsa shqiptarët mesatarë punëtorë luftojnë për të blerë shtëpi në një treg të shtrembëruar nga tregtarët e pastrimit të parave.

Opsioni për t’u martuar me një punonjës të pasur në shtëpi droge ka ulur madje shanset që vajzat e reja shqiptare të jenë shënjestër e trafikantëve të seksit.

Burimi: Daily Express