Lionel Messi reagoi në mënyrë shumë të ashpër ndaj Rodrygo-s pasi ylli brazilian e cilësoi skuadrën e Argjentinës si “frikacake”. Para se të fillonte ndeshja, pati skena të dhunshme në tribuna, teksa tifozët u përleshën me policinë lokale.

Në një moment, Messi u pa duke folur me sulmuesin e Brazilit dhe Real Madrid-it, Rodrygo. Ata patën një bisedë të ndezur mes tyre, ku pjesë ishte dhe De Paul.

Sipas medias argjentinase “TyC Sports”, Rodrygo i tha Messi-t dhe Rodrigo de Paul-it se ata ishin “frikacakë” që u kthyen në dhomën e zhveshjes pas dhunës në tribuna.

Si përgjigje, Messi e kapi në qafë sulmuesin, duke i bërë disi presion: “Ne jemi kampionët e botës, pse jemi frikacakë? Qepe gojën”.