Skenat para ndeshjes në stadiumin “Maracanà” ndërmjet tifozëve të Brazilit dhe Argjentinës, tronditën edhe trajnerin e Albiceleste, Lionel Scaloni.

54-vjeçari deklaroi pas fitores 1-0 me Brazilin se po mendon largimin nga Argjentina.

“Më duhet të mendoj për të ardhmen. Këta lojtarë kanë nevojë për një trajner të aftë për të nxjerrë nga ata të gjithë energjinë e mundshme. Ata dhanë shumë dhe unë duhet të reflektojë”, tha shkurtimisht Scaloni.