Francesco Camarda është gati për t’u prezantuar në një ndeshje zyrtare në futbollit profesionist, ndonëse është vetëm 15 vjeç e 259 ditë.

Mediet italiane raportojnë se Pioli do të ketë talentin e sulmit të gatshëm për ndeshjen ndaj Fiorentinës, pasi Federata Italiane e Futbollit ka realizuar federimin e tij. Në vitin e tij të parë në ekipin e 19 vjeçarëve të Milan-it, të drejtuar nga Abate, talenti i lindur në Milano në 2008 la gjurmë në fitoret e ekipit të tij ndaj Paris Saint-Germain.

Ndërsa ka luajtur më herë për Piolin, në miqësoren ndaj Trento-s në verë, sulmuesi u stërvit mëngjesin e sotëm me grupin e pare të “Djallit”, siç ndodhi gjatë gjithë pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve. Nëse do të luajë në ndeshjen ndaj Fiorentinës të shtunën, Camarda do të bëhej lojtari më i ri që ka debutuar deri më tani në Serie A, vetëm 15 vjeç e 259 ditë, duke kaluar qendërmbrojtësin e Bologna-s, Wisdom Amey, që ka debutuar në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 1 ditë në maj 2021.