Sipas MeteoAlb, orët e paradites së të shtunës do të dominohen nga vranësira dhe shira, ku më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore, në majat e maleve do të ketë gjithashtu reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të ketë depërtim të masave ajrore të ftohta polare duke sjellë përmirësim të situatës së reshjeve, por rënie të ndjeshme të temperaturave.

Për pasojë, moti do të paraqitet kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale, por rënie e ndjeshme e tyre pritet në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C më e ulëta deri në 14°C më e larta në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim kryesisht, verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë/