Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku ka marrë flakë kati i pestë i një pallati.
Zjarri ka rënë rreth orës 02:55 në rrugën “Ferit Xhajko” dhe si pasojë ka ndërruar jetë 57-vjeçari R.D.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe sesi ka marrë flakë banesa, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.