Shqipëria u kualifikuar në Europianin “Gjermani 2024” pas një fushate eliminatore impresionuese, por ky rezultat i jashtëzakonshëm nuk mjaftoi për të përmirësuar pozitën e saj në klasifikimin e FIFA-s.

Barazimet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, kanë bërë që kuqezinjtë të humbasin tri pozicione në renditjen për muajin nëntor.

FIFA ka publikuar sot klasiifkimin e ri dhe kombëtarja shqiptare ka zbritur në vendin e 62 nga i 58-ti që ndodhej në tetor.

Pas fitores 3-0 kundër Çekisë dhe suksesit 2-0 në miqësoren me Bullgarinë, kuqezinjtë grumbulluan 1396.83 pikë për muajin tetor. 

Por dy barazime e fundit përballë dy kundërshtarëve më të lehtë kanë bërë që kuqezinjtë të humbasin 14.14 pikë duke zbiritur në kuotën e 1382.69 pikë.

Ndërkohë Kosova është ngjitur katër shkallë duke shkuar në vendin e 101 nga 105 pas fitores me Izraelin barazimit me Zvicrën dhe disfatës me Bjellorusinë.

Sa i përket vendit të parë, nuk ka ndryshime me Argjentinë që kryeson, ndjekur nga Franca, Anglia, Belgjika dhe Brazili që plotësojnë pesë vendet e para. 

Më pas renditja vazhdon me Holandën që merr vendin e gjashtë, Portugalia zbret e shtata, Spanja e teta, Italia e 9-ta dhe Kroacia mbyll 10 vendet e para.