Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar qëndrimet e Greqisë në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku ka deklaruar hapur se nuk do të mbështesin integrimin nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, nuk betohet dhe nuk vazhdon detyrën e tij.
Lidhur me këtë qëndrim, Tabaku shprehet se “mos hapja e kapitujve në dhjetor prej problemeve të ngritura nga Greqia mendoj që është vendimi i gabuar prej nxitimit”.
Ndër të tjera, Tabaku shprehet se një Shqipëri brenda Bashkimit Europian është një mundësi më e mirë për të gjithë në zbatimin e Sundimit të Ligjit, drejtësisë së paanë dhe përgjegjshmërisë së një klase politike që nuk ka si t’i përdorë më mjetet e pushtetit për të deformuar demokracinë.
Reagimi i plotë:
Koha është që të hapen kapitujt e parë e te nisin realisht negociatat me BE!
Kemi 10 vite në lojën me kungulleshka! U hap apo nuk u hap negocimi i kapitujve. Dhe realisht mesi i dhjetorit është momenti kur merret vendimi përfundimtar për këtë.Në samitin e OSBE-së po marrin pjesë diplomatë të 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.
Lavrov arriti në kryeqytetin maqedonas, Shkup, në orët e para të 30 nëntorit.
Pjesëmarrja e diplomatit rus në samitin e OSBE-së paraprakisht ishte mundësuar nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.
Por, avioni i Lavrovit u detyrua që të udhëtonte mbi Turqi dhe Greqi për të arritur në Maqedoni të Veriut pasi Bullgaria nuk lejoi avionin e Lavrovit të kalonte mbi hapësirën bullgare sepse leja e dhënë vlente vetëm për anëtarët e delegacionit të Lavrovit, në mesin e të cilëve ka edhe persona të sanksionuar nga BE-ja.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, që është nën sanksione të BE-së dhe e cila ishte në bordin e avionit, tha se prania e saj ishte arsyeja që Bullgaria refuzoi kalimin mbi hapësirën e saj.
Ajo e akuzoi Bullgarinë për “budallallëk” për shkak se refuzoi që avioni i Lavrovit të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare.
Pjesëmarrja e diplomatit rus në samitin e OSBE-së ka shkaktuar debate e reagime të shumta, Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk i kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, mbajti takim me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, në margjina të samitit të OSBE-së në Shkup, ka thënë Zakharova.
Takime tjera me shefin e diplomacisë ruse, tash për tash, nuk janë paralajmëruar nga delegacionet.