Mesfushori i kombëtares Ylber Ramadani doli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Bologna-n, në Serie A.
Duke folur për ekipin e Lecce-s, ai u ndal edhe tek kombëtarja shqiptare duke bërë edhe një parashikim për shortin.
Jeni të kënaqur me kampionatin tuaj? – “Çdo ditë ne punojmë për të bërë më mirë. Të dielën ka një ndeshje të vështirë në të cilën duhet të marrim pikë.”
Shorti i Euro 2024 – “Do të doja një grup Itali-Gjermani-Zvicër-Shqipëri. Të shohim nesër. Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 prej tyre luajnë në Serie A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë”.
Atmosfera në dhomat e zhveshjes – “Gjithmonë pozitive, ne jemi të bashkuar dhe jemi një grup kompakt. Nuk shikojmë kush luan dhe kush jo, ne shkojmë në fushë për të fituar dhe kaq. Shokët e mi në mesfushë nuk janë të rëndësishëm, mjafton të fitojë”.
Barazimin me Verona-n – “E pashë ndeshjen në shtëpi. Nëse do ta kishim mbyllur në pjesën e parë, loja do të kishte shkuar ndryshe, por në fund një pikë është më mirë se asgjë”.
Mungesa e fitoreve – “Ne jemi profesionistë dhe e dimë që nuk kemi fituar 8 ndeshje. Të dielën duhet të hyjmë me kokën e duhur për të fituar. Ne krijojmë raste, por duhet ta mbyllim ndeshjen, duke filluar tashmë të dielën. Kundër Romës ne luajtëm një lojë të shkëlqyer dhe humbëm në dy minuta. Duhet të hyjmë të dielën për të fituar ndeshjen, kjo do të na jepte besim”.





