Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi është paraqitur sot në GJKKO, ku do të shqyrtohet kërkesa e Fredi Belerit për të marrë leje të posaçme për betimin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet e 14 majit.
Kujtojmë se Beleri ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave, ndërkohë që ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.