Tre persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Bruksel. Sipas mediave vendase, autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist dhe janë duke u fokusuar në atë të larjes së hesapeve.

“Rreth orës 19:30 morëm një raport për të shtënat në Avenue de la Toison d’Or,” tha zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere. “Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Tre persona u plagosën, ndërsa u vendos një perimetër sigurie.”

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave.