Koha po numëron mbrapsht për festat e Krishtlindjeve dhe shumica e njerëzve tashmë kanë vendosur pemë me drita dhe dekorime në shtëpinë e tyre. Çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz fillojnë procesin e këndshëm të arredimit të shtëpisë së tyre sapo vjen Nëntori.
Sipas ekspertëve, ka një arsye pse ndodh kjo dhe kështu shpjegon pse shumica e njerëzve duan të dekorojnë kaq herët.
Ditët e Krishtlindjeve sjellin mjaftueshëm gëzim për të “rimbushur bateritë” për shumicën e njerëzve për një kohë të gjatë, thonë ekspertët.
Sipas hulumtimeve, gjatë pushimeve disa stimuj dhe situata shkaktojnë eufori në trurin e njeriut: disponimi për dhurim dhe dashuri, por edhe disponimi për pushim, apo thjesht argëtim.
“Endorfina dhe dopamina, hormonet e gëzimit dhe humorit të këndshëm, ndikohen si nga procesi i dekorimit ashtu edhe nga shijimi i rezultatit”, thotë psikologia Deborah Serani.
Pritja e Krishtlindjeve në vetvete motivon mendime dhe ndjenja pozitive, ndërsa dekorimet e festave nxjerrin në sipërfaqe emocionet e forta të fëmijërisë së tyre, theksojnë ekspertët. Ornamentet e Krishtlindjeve janë kujtime gëzimi, eksitimi dhe shkujdesjeje.