Lionel Scaloni vazhdon të frikësojë Argjentinë. Muajin e kaluar, trajneri 45-vjeçar kishte folur për një largim të mundshëm nga posti dhe pas shortit të Kupës së Amerikës, Scaloni, përsëri deklaroi se duhet të reflektoj për të ardhmen.
“Në parim jam këtu sepse jam trajner. Pas ndeshjes me Brazilin thashë se më duhej pak kohë për të reflektuar dhe jam ende në atë fazë. Është e rëndësishme ajo që kemi arritur, por duhet të mendojmë për gjithçka që na pret”, tha Scaloni, që insiston se Argjentina ka nevojë për një trajner në nivelin e futbollistëve.
“Mendoj për momentin që po jetojmë. Është e rëndësishme të ndaloni topin dhe të flisni. Nuk ka asgjë të çuditshme. Lojtarët janë shumë mirë, ekipi është shumë mirë, kemi nevojë për një trajner që është mirë, me gjithë energjinë. E kam thënë dhe do ta them sërish: kanë nevojë për një trajner në nivelin e tyre. Është koha për të menduar dhe gjithmonë mendoj të njëjtën gjë”, u shpreh ai.
Në përgjigje të raportimeve se ai ishte i pakënaqur me 8 herë fituesin e Topit të Artë pas akteve të tij të fundit në Brazil, trajneri i Argjentinës ka pranuar se ai e ka lidhur të ardhmen e tij me Lionel Messin.
Athletic raportoi se veprimet e Messit mund të kenë kontribuar në komentet e trajnerit në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes dhe se Scaloni dhe stafi i tij stërvitor ishin “të shqetësuar” që Messi nuk i kishte kontaktuar ata.
Goglat e vendosën Argjentina në Grupin A të Kupës së Amerikës, së bashku me Perun, Kilin dhe Kanadan ose Trinidad & Tobagon.
Ndërkohë Brazili është në grupin D me Kolumbinë, Paraguain dhe Hondurasin ose Kosta Rikën.
Brazili dhe Argjentina mund të përballen vetëm në finale të këtij kompeticioni.





