Armando Broja është kthyer në formën e tij optimale tek Chelsea dhe dëshiron që të jetë protagonist në këtë sezon. 

Në disfatën kundër Evertonit, sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte titullar, duke luajtur për 67′ minuta, por pa lënë gjurmë.

Fjalët e trajnerit Mauricio Pochettino, ishin të ashpëra për Brojën dhe shokët e tij të repartit të sulmit.

“Nëse nuk shënohet dot gol edhe pas një ndeshje të tillë, atëherë do të kërkojmë për sulmues në merkaton e janarit. Ne luajtëm më mirë se Evertoni, por nuk arritëm të shënonim”, tha Pochettino.

Gjithsesi Broja beson te vlerat e tij dhe dëshiron të tregoj veten në “Stamford Bridge”. Por mbetet të shihet se çfarë do të prodhoj merkto e janarit.

Shtypi britanik raporton se për sulmuesin e Shqipërisë, kanë shfaqur interes disa klube nga Superliga turke.

Por eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Broja nuk konsideron largimin nga Anglia drejt Turqisë.

“Kuptojmë se Armando Broja nuk po e konsideron lëvizjen në ligën turke në janar – pavarësisht interesit të fortë dhe kërkesave konkrete. Interesi mbetet edhe nga klubet e Premier League dhe liga të ndryshme jashtë vendit”, shkruan Romano.

Gjithashtu për Brojën, interes ka shfaqur edhe klubi i Premier League, Fulham, që është gati të ofrojë 30 mln euro, por mësohet se Chelsea ka refuzuar.

Ky klub ka shfaqur dëshirën për t’u përforcuar edhe me Ernest Muçin, që po shkëlqen në Poloni te Legia e Varshavës.