Kiara Tito është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka postuar në InstaStory një foto nga “Fun Club”, ku ka zbuluar “look-un” e saj edhe për këtë puntatë.
Me barkun e rrumbullakosur dhe me një fustan të gjatë në ngjyrë kafe, moderatorja dukej e mrekullueshme, ndërsa mes shumë komenteve pozitive që ajo mori, në sytë e publikut ra ai i bashkëshorti i saj Luiz Ejlli.
“Kuptimin e pozicionit të dorës së majtë afër mjekrës, nuk e mora vesh kurrë”, ka komentuar këngëtari, i cili njihet për natyrën e tij qesharake.