Apeli i Gjykatës së Posaçme ne fuqi shkallen e pare, vendimin ndaj ish gjyqtares Mimoza Margjeka. Perfundimisht ish gjyqtarja është dënuar me 3 vite shërbim prove. Ajo u u akuzua nga SPAK se kishte marrë 6 mijë Euro ryshfet për të liruar një person të arrestuar për transport emigrantësh.
Ndër të tjera, Margjeka është dënuar edhe që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Ndërsa bashkëshorti i gjykatëses së Korçës, Arben Cara, u dënua me 4 vite burg. Sipas akuzës, ky i fundit ishte personi që kishte marrë paratë për t’ia dhënë gruas së tij gjykatëse.