Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë kuqezinjë në finalet e një kampionati Europian.
Gjatë intervistës ekskluzive në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.
Mesazhet kanë qenë të shumta për Sylvinho-n, pasi e dërgoi Shqipërinë në Euro 2024.
Ndër ata që e kanë komplimentuar ishte Mancini dhe Tite, por jo De Biasi, ish-trajneri i kuqezinjve.
PJESE NGA BISEDA
Sulçe: Shumë mesazhe ke marrë pas kualifikimit. Pashë Roberto Carlos në Instagram që ju përshëndeti sepse kam kontrolluar mbrëm për ju për të zbuluar më tepër. Por kush ishte mesazhi më i mirë. Shumë trajnerë ju kanë shkruar?
Sylvinho: Të jem i sinqertë kisha vetëm disa miq, kur e ke fjalën për trajner. Fola me Roberton (Mancini), me Titen nga Brazili, tani te Flamengon.
Sulçe: Të gjithë të lumtur…
Sylvinho: Të gjithë duke më uruar, punë shumë e mirë, e pabesueshme.
Sulçe: A të dërgoi Gianni De Biasi mesazh?
Sylvinho: Jo. Nuk më dërgoi
Sulçe: Nuk të dërgoi?
Sylvinho: Jo.





