Chelsea dështoi sërish në Premier League duke pësuar një humbje që dhemb nga Everton në “Goodison Park”.

Zhgënjimi ishte i madh dhe trajneri Pochettino nuk i kurseu kritikat për disa lojtarë dhe veçanërisht repartin e sulmit.

Lidhur me paraqitjet e fundit të Chelsea-t, në këtë sezon ka folur edhe ish-mesfushori i bluve, John Obi Mikel.

“Po e nis me mesfushën, Enzo dhe Caicedo janë lojtarë të mirë, por duan kohë. Cucurrela nuk është për Chelsea-n. Në rolin e tij në të kaluarën luanin emra si Ashley Cole, William Gallas apo Azpilicueta. Këta emra kanë vendosur një standard shumë të lartë për Chelsea-n. Edhe Broja nuk më duket në nivelin e Chelsea-t. Shpresoj që klubi të transferojë Osimhen, pasi është lojtari që mund t’i sigurojë objektivat klubit. Gallagher është lojtar i mirë, por jo për Chelsea-n. Nuk do të kishte shanse të ishte pjesë e titullarëve të skuadrës në kohën time”, u shpreh Mikel.

Gjatë aventurës me blutë e Londrës, që zgjati 11 vite, John Obi Mikel regjistroi 372 paraqitje, 6 gola dhe 13 asiste, ndërsa fitoi dhjetë trofe duke përfshirë dy herë Premier League dhe një Champions League.