Giorgio Chiellini ka vendosur të largohet nga futbolli. Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, do të përfundojë karrierën e tij më 31 dhjetor, kur skadon kontrata që e lidh atë me Los Angeles FC.

Ishte vetë mbrojtësi, i cili disa ditë më parë, la të kuptohet se finalja e MLS e humbur kundër Columbus Crew mund të ishte ndeshja e tij e fundit dhe tani prite vetëm njoftim zyrtar nga Giorgio.

Chiellini do të thotë lamtumirë pas 23 sezonesh si profesionist, 17 prej të cilave me fanellën e Juventusit, ku ai grumbulloi 561 paraqitje (i 3-ti të gjitha kohërave pas Del Piero dhe Buffon) dhe 36 gola midis 2005 dhe 2022.

Gjatë karrierës së tij ai ka fituar 9 kampionate rradhazi të Serie A, 5 kupa të Italisë dhe 5 superkupa italiane, të cilave u duhet shtuar një kampionat i MLS-së i fituar në fund të vitit 2022.

117 paraqitje me Italinë (i 5-ti i të gjitha kohërave) nga të cilat 22 si kapiten. Midis tyre, natyrisht, finalja e Euro 2020 në fund të së cilës ai ngriti në qiellin e Wembley trofeun e kampionëve të Evropës.

Në të ardhmen e tij, siç ka lënë të kuptohet edhe vetë, do të punoj në zyrë dhe në selinë e Juventusit duken të gatshëm ta mirëpresin.

Tifozët e Juventusit do të bënin gjithçka për ta pasur atë në drejtimin e klubit të ri dhe do ta prisnin me krahë hapur një legjendë të klubit si ai.