Reperja e njohur Cardi B i ka dhënë fund martesës gjashtëvjeçare me reperin Offset. Duke iu drejtuar fansave nërpërmjet një video live në Instagram, ajo u shpreh se: Kam patur frikë, por thjesht nuk di si t’ia tregoj botës. Më duket sikur dita e sotme ka qenë si një shenjë. Herën e fundit që hyra në Live, doja t’ju tregoja, por nuk dija si t’ju tregoja, kështu që ndryshova mendje.
Cardi u shpreh se tani do të lërë çdo gjë mbrapa dhe se është e emocionuar dhe gati për një 2024 ndryshe. Deklarata e papritur e ndarjes nga Cardi vjen disa ditë pasi ajo dhe Offset nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.
Fansat nëpërmjet komenteve shprehen se çifti mund të ketë patur kohë që janë ndarë pavarësisht se reperja e bëri publike më vonë.
Cardi B dhe Offset kanë pasur një marrëdhënie me mosmarrëveshje dhe rikthime që nga martesa në 2017. Të dy konfirmuan se ishin ndarë në dhjetor 2018, përpara se të ribashkoheshin.
Më vonë në shtator 2020, u raportua se Cardi B kishte bërë kërkesë për divorc , por më pas e anuloi. Çifti nga martesa e tyre gjashtëvjeçare kanë vajzën Kulture, gjashtë vjeç dhe djalin Wave, dy vjeç.