Donald Veshaj surprizoi mbrëmjen e sotme gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, ku dhe hodhi një hap tjetër në lidhjen e tij me Bora Zemanin.

Aktori i propozoi për martesë në ambientet e brendshme të kinemasë ku po mbahet premiera e filmit të çiftit.

“Do të doja ta kalonim jetën bashkë. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë.

“PO” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila me një propozim përpara qindra njerëzve, pranoi unazën e partnerit të saj.

Pjesë e propozimit të veçantë ishte edhe djali i moderatores, Arbori, i cili po ndiqte deklaratën e Donaldit i përqafuar me nënën e tij.

I gjithë momenti ishte emocionues për të tre ata, ndërsa salla u “pushtua” nga brohorimat e të ftuarve.

Kjo është premiera e filmit të parë të realizuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj me regjisor Erion Bubullimën.