Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e shtunë do të mbyllet aksi nga Rrethi i Shkozës te Xhamia në Farkë pasi do të kryhen punime.

ARRSH ka treguar si do të bëhet lëvizja e automjeteve dhe shkruan se shoferët që shkojnë në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër.

NJOFTIMI:

Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër. Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi  Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë.

Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht. Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë. 

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.