Bebe Rexha do të jetë protagoniste e himnit të Botërorit të Klubeve për vitin 2023.
Këngëtarja shqiptare do ta interpretojë këngën zyrtare të eventit që e organizon FIFA çdo vit, e ku paraqiten ekipet më të mira të kontinenteve të globit, ndërsa këtë radhë do të mbahet në Arabinë Saudite, njofton FIFA.
“It’s On”, është titulli i këngës që pritet të kulmojë këto ditë, kur edhe do të mbahet kjo garë, ndërsa finalja e saj do të zhvillohet më 22 dhjetor.
Fluminense, Manchester City, Uraëa Reds, Al Ahly, Club Leon, Auckland City dhe Al Ittihad do t’i matin forcat e tyre në eventin e Botërorit të Klubeve.