Këngëtari brazilian 30-vjeçar Pedro Henrique ka ndërruar jetë në skenë teksa po performonte në skenë.

Në videon që tashmë është bërë virale kudo, shihet këngëtari teksa rrëzohet dhe jep frymën e fundit.

Enrique u dërgua në një spital por mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta shpëtuar. Sipas kompanisë diskografike të këngëtarit, ai humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Enrique ishte i martuar dhe baba i një vajze.