Spektakli piroteknik i ultrasve të Kolon në derbin me Borussia Mönchengladbach, i ka kushtuar shumë klubit gjerman.

Komiteti i Kontrollit në Federatën Gjermane të Futbollit e ka ndëshkuar me një gjob rekord, 595 mijë euro klubin e Kolon për shkak të lëndëve piroteknike të ndezuar nga ulutrasit gjatë derbit të 22 tetor, fituar 3-1 kundër Mönchengladbach.

Pas rreth 2 muajsh nga derbi më në fund vjen vendimi i Komiteti i Kontrollit, që ka vendosur gjobën më të lartë ndonjëherë në histori për një klub futbolli. Nga kjo shumë, 198,000 euro do të investohen në masat e sigurisë apo parandalimin e dhunës.

Ndeshja filloi disa minuta me vonëse për shkak se stadiumi dhe fusha u mbuluan nga tymueset, flakadanët dhe mjetet e tjera piroteknike.

“Përdorimi i mjeteve piroteknike është pjesë e futbollit dhe kulturës së tifozëve. Por nuk ka nevojë të kalohet asnjë vijë e kuqe. Konkretisht, siguria e spektatorëve duhet të garantohet gjithmonë. Dhe nuk duhet të ketë pasoja në zhvillimin e ngjarjeve sportive. Këto kufij u tejkaluan qartë kundër Gladbach. Kjo rezulton edhe në dëme të mëdha financiare. Një gjobë kaq e madhe na godet shumë rëndë në rrugën tonë drejt rimëkëmbjes sa më të shpejtë ekonomike”, thuhet në deklaratën e klubit të Bundesligës.