Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje, Arben Lleshin në qelinë e këtij të fundit dhe nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqa, i cili ishte në të njëjtën qeli me viktimën.

Manja garantoi familjarët e të dënuarëve që situata është nën kontroll ndërsa tha se nga ngjarja nuk është cënuar jeta e stafit që punon në burgun e Peqinit.

“Dua të garantoj familjarët e të dënuarve, që situata është në kontroll. Autori i kësaj ngjarjeje, është një i dënuar me burgim ë përjetshëm, që po vuante dënimin këtë dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtësisë.

Autori është vënë i gatshëm institucioneve të drejtësisë. Ngjarja është e rëndë, por për asnjë moment nuk ka pasur cënim të jetës së stafeve tona.

Për detaje të tjera duhet të presim rezultat e hetimit.

Për dinamikën e ngjarjes, është çështje që i përket hetimit dhe unë nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit.

Pasi të merret në pyetje autori, do të ketë një deklaratë për shtyp, për aq sa lejon hetimi” –tha ndër të tjera Manja.