Ndoshta në showbizin shqiptar mund të kemi një çift të ri. Po flasim për Semi Jaupajn dhe Sardi Strugajn dhe dyshimet janë ngritur në ‘Dancing with the stars’ mbrëmjen e djeshme.

7 çifte çerekfinaliste kërcyen me një person të tyre të afërt dhe Sardi kishte zgjedhur mikeshën e tij prej 11 vitesh, Semi Jaupaj. Me një freestyle plot emocion, ata rrëmbyen 35 pikë dhe morën kryesisht komente pozitive.

Por, komentet që morën vëmendje ishin ato të Olta Gixharit, e cila nuk nguroi t’i ngacmonte, pas kimisë që shfaqën në performancën në skenën e “Dancing With The Stars” dhe kalimit dorë për dore në tapetin e kuq të filmit “5 Herë Jo”.

Olta: Vetëm kërcim miqsh nuk m’u duk, shkoni në premierë për dore, keni një kimi bashkë. Me shokët e mi nuk kam këtë marrëdhënie.

Semi: Kemi disa projekte bashkë.

Olta: Flini bashkë që të dalë projekti sa më bukur? Kishit kimi bashkë, pashë Sardin të posedonte.

Iliri: Ishte performancë e lezetshme.

Iliri: Për mendimin tim kontrolloi gjithçka që treguat, kot u ndatë.

Olta: Ju të njishit do të kaloni nga Iliri.