Aktorja e njohur dhe e dashur për publikun, Zamira Kita ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj dhe raportet e saj me njerëzit.

Në rrjedhën e historisë së saj, ajo u ndal tek vajza e saj, me të cilën ngeli shtatzanë në moshën 40-vjeçare.

Kita e përshkroi këtë moment si mjaft emocionues, dhe ndoshta kjo shtatzani erdhi nga takimet plot mall që kishte me bashkëshortin, të cilin e takonte edhe rrallë asokohe.

Aktorja tregoi se më herët, në moshën 32-vjeçare kishte abortuar dhe se shtatzaninë e dytë nuk kishte asnjë arsye për të ndalur. Ishte pikërisht ky moment thotë ajo, që  vulosi marrëdhënien e saj të dashurisë prej 14 vitesh, duke e çuar atë drejt martesës.

“Ishte kufiri i kohës sime biologjike dhe atë fëmijë e kisha dëshiruar shumë”, tha Zamira, teksa foli edhe për marrëdhënien që ajo ka me vajzën e saj e cila tashmë është në moshën 20-vjeçare.

Zamira, në podcastin e “Zë me Mirën”, tregoi se për bashkëshortin e saj është detyruar të lë shumë ëndrra mënjanë.

“Kam lënë shumë role në teatër, në film”, thotë ajo, “se nuk i pëlqenin Benit”.

Ajo kujtoi se edhe kur është martuar i është dedikuar tërësisht atij, ndërsa tregon se i tha që do të lërë çdo gjë, vetëm për të.

Ajo shprehet krenare që arriti që emrin e saj e krijoi në Korçë.

Në rrjedhën e këtij rrëfimi, Zamira u ndal edhe tek familja e bashkëshortit, e cila tha se nuk e kanë dashur kurrë si nuse. E teksa nëna si përfundim mundi ta pranonte, babai i bashkëshortit vdiq duke mos i folur dhe mos i dhënë as dorën, ndërkohë që aktorja u përkujdes që atij mos t’i mungonte asgjë gjatë kohës që ai ishte sëmurë.

“Beni nuk ishte xheloz, por kishte problemin e gjykimit në Korçë. Ata nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nuk donin në asnjë mënyrë që Beni të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti, më tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai i Benit nuk më foli kurr,ë ai ndërroi jetë dhe ai nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të edhe në spital. Kur unë i thoja Benit dua të hyj ta takoj, ata më thonin, jo se mund të marrë ndonjë goditje emocionale”, rrëfeu aktorja.